--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
20 shkurt 2014Lajme

Kryetari Haxhi Selim Muça takon ambasadorin Arvizu

#KMSH#lajme
Kryetari Haxhi Selim Muça takon ambasadorin Arvizu
Kryetari i Komunitetit Mysliman të  Shqipërisë Haxhi Selim Muça, priti në një takim ambasadorin e SHBA-së z. Aleksandër Arvizu. Ambasadori Arvizu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për qëndrimin e korrekt të Komunitetit Mysliman në çdo aspekt apo situatë të përballur deri më sot dhe vlerësoi punën e KMSH-së në shërbim të myslimanëve shqiptarë dhe shoqërisë në tërësi. Ndërsa Kreu i KMSH-së z. Haxhi Selim Muça, falënderoi e ambasadorin Arvizu për vizitën dhe dashamirësinë që ai ka treguar gjithmonë ndaj KMSH-së. Kryetari Muça e njohu ambasadorin amerikan me aktivitetet më të fundit të instutucionit që ai drejton. Në përfundim z. Arvizu u shpreh se KMSH dhe vetë z. Muça kanë ditur gjithmonë të ruajnë marrëdhëniet reciproke me çdo qeveri dhe me të gjithë institucionet dhe faktorët e tjerë në vend, si edhe me Shtetet e Bashkuara, teksa e cilësoi Kryetarin Muça si një nga miqtë e tij më të mirë. 19 Shkurt 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4