--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
27 maj 2016Lajme

Kryetari Bruçaj vlerëson shoqatën Istanbul

#KMSH#lajme
Kryetari Bruçaj vlerëson shoqatën Istanbul

Kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Brucaj priti në një takim kryetarin e Shoqatës Istanbul z. Ridvan Seferaj i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Bledjan Mehmeti dhe Koordinatori Merxhan Shehu.

Gjatë takimit Kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i shoqëruar nga drejtori i Arsimit. z. Astrit Zharri e falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në veçanti të dhuratës prej 3000 kopje të librit “Feja ime e bukur”. Gjithashtu u diskutua rreth intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e  arsimit edhe me gjerë.

Ridvan Sefaraj e siguroj Kryetarin e KMSH se Shoqata Istanbul do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë gjithmonë përkrah Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në promovimin e vlerave të islamit në Shqipëri.

Ndërkohë z. Brucaj, vlerësoi shoqatën me një letër falënderimi.

26 maj 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4