--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
20 maj 2014Lajme

Kryetari Bruçaj viziton Maqedoninë

#KMSH#lajme
Kryetari Bruçaj viziton Maqedoninë
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë zyrtare jashtë Shqipërisë në Maqedoni. Kryetari Bruçaj vizitoi selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë ku u prit nga Reis ul Ulema H. Sulejmani ef. Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm, z. Afrim ef. Tahiri. Në këtë takim u diskutua forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve. Konkretisht u hodh idea e një projekti më i afërt i tre bashkësive islame, asaj të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës për përgatitjen e një botimi të Ilmihali-t (Njohuritë themelore të Islamit) në gjuhën shqipe. Gjatë qëndrimit në Shkup, Kryetari z. Bruçaj mori pjesë në inaugurimin e Xhamisë së Çairit. Në këtë  vizitë Kryetari z. Skender Bruçaj shoqërohej nga drejtori i Kabinetit z. Oltion Kola dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë z. Fejzi Shaholli. 18 Maj 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3