--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
16 janar 2024Aktivitete

Kreu i Misionit Diplomatik Algjerian në vendin tonë viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Kreu i Misionit Diplomatik Algjerian në vendin tonë viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit në një takim kortezie, Kreun e Misionit Diplomatik Algjerian në Republikën e Shqipërisë, z. Abduluehab Saidani. Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, i uroi mirëseardhjen Ambasadorit dhe e njohu atë shkurtimisht me institucionin të cilin ai drejton, duke theksuar këtu edhe rolin që KMSH luan si faktor në shoqërinë tonë. Ndërsa z. Saidani, prezantoi misionin e tij diplomatik dhe shprehu gatishmërinë për hedhjen e bazave për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale të KMSH-së me institucionet simotra në republikën e Algjerisë. Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu shoqërohej nga Përgjegjësi i Zyrës me Botën Arabe në KMSH, z. Ermir Gjana dhe Drejtori i Kabinetit, z. Ejup Lila.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4