--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
25 qershor 2020Aktivitete
Kreu i KMSH-së pret në takim përfaqësuesit e tarikateve
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit, përfaqësuesit zyrtar të Tarikatit Rifai, Sheh Qemaludin Reka dhe të Tarikatit Kadiri, Sheh Bujar Horasani.
Gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e këtyre tarikateve që njihen zyrtarisht nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, u përqendruan në çështjet e përgjithshme me të cilat ata përballen në përditshmërinë e aktiviteteve të tyre.
Intensifikimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy palëve ishte një ndër pikat e shumta që u trajtuan më tej gjatë këtij takimi.
Galeria e Fotove

1 / 3