--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
28 maj 2013Aktivitete

KMSH organizon olimpiadën e lëndëve fetare

#KMSH#lajme
KMSH organizon olimpiadën e lëndëve fetare
Më datë 16.05.2013 në Medresenë e Tiranës u zhvillua olimpiada e lëndëve fetare të organizuar nga  Komunitetit Mysliman i Shqipërisë Drejtoria e Arsimit), ku morën pjesë 154 nxënës nga të gjithë medresetë e vendit. Olimpiada përfshinte konkurset në lëndën e Kur`anit, Besimit, Fikhut dhe Arabishtes. Konkursi i Kur`anit u zhvillua në katër kategori, ku nxënësit e Medresesë së Tiranës fituan vendin e parë dhe të tretë në kategorinë e parë, vendin e tretë në kategorinë e dytë, vendin e parë në kategorinë e tretë dhe vendin e dytë në kategorinë e katërt. Përfundimet e konkurseve të lëndëve të tjera pritet të dalin së shpejti. Olimpiada e lëndëve fetare organizohet çdo fundvit shkollor nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku përherë e më shumë konstatohet një përgatitje e lartë e nxënësve të medreseve.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3