--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
19 maj 2014Lajme
KMSH mesazh ngushëllimi për tragjedinë në Soma të Turqisë
#KMSH#lajme
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, i ka dërguar nga një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë z. Abdullah Gyl dhe kryeministrit z. Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me aksidentin tragjik në minierat e Somas, ku humbën jetën mbi 300 vetë. Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta drejtuesve më të lartë të shtetit turk.
“Në emër të institucionit të KMSH-së dhe në emër të besimtarëve myslimanë shqiptar, lus Zotin ti mëshirojë të gjithë punëtorët që humben jetën, të plagosurve uroj shërim sa më të shpejtë dhe durim për familjet e tyre. Ngushëllime për të gjithë popullin Turk.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit.
19 Maj 2014
Galeria e Fotove

1 / 1