--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
8 tetor 2015Lajme

KMSH dhuron 125 tituj librash islamë Kryegjyshatës Bektashiane

#KMSH#lajme
KMSH dhuron 125 tituj librash islamë Kryegjyshatës Bektashiane

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit vëllazëror me Kryegjyshatën Bektashiane dhe me rastin e inaugurimit të Odeonit të ri, i ka dhuruar Kryegjyshatës 125 tituj librash islamë.

 Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Z. Skender Bruçaj ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatë, ku ka uruar H. Dede Edmond Brahimaj për përfundimin e kompleksit të ri të Kryegjyshatës dhe për punën disa vjeçare të tij për përfundimin e punës që kishte nisur H. Dede Reshat Bardhi, duke çuar në vend kështu edhe amanetin e tij.

Skender Bruçaj në këtë vizitë, i ka dhuruar z. Brahimaj një Kur’an dhe bibliotekës së Kryegjyshatës 125 tituj librash islamë, ku përfshihen të gjitha botimet e KMSH-së, si dhe libra të shumtë islamë në gjuhën shqipe, botuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke bërë të mundur kështu pasurimin e kësaj biblioteke, për të shërbyer edhe si një vatër kulture.

Ndërsa H. Dede Edmond Brahimaj, nga ana e tij, ka falënderuar kryetarin e KMSH-së Z. Skender Bruçaj për këtë vizitë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm frytdhënës midis dy institucioneve, bashkëpunim ky që rrjedh nga vëllazëria e besimit Islam.

Kreu i KMSH-së në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Drejtori i Kulturës Dr. Genti Kruja.

8 tetor 2015

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2