--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
12 qershor 2024Lajme

KMSH dhe “MERCY TO HUMANITY” firmosin fazën e II-të të projektit për mbështetjen e imamëve

#KMSH#lajme
KMSH dhe “MERCY TO HUMANITY” firmosin fazën e II-të të projektit për mbështetjen e imamëve

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim z. Mohummed Umar Sayed, Kreu i Organizatës "MERCY TO HUMANITY". Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu dhe z. Sayed firmosën fazën e dytë të projektit për vijimin e mbështetjes financiare te Imamëve te Qarkut Elbasan e me gjere, me synim ndihmesën sadopak të tyre në zhvillimin e aktiviteteve fetare në xhami. Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, e falenderoi z. Sayed për mbështetjen e treguar si dhe vlerësoi kontributin e organizatës “MERCY TO HUMANITY”. Kryetari Spahiu shtoi se nënshkrimi i këtij projekti vjen falë bashkëpunimit të mirë mes KMSH dhe organizatës “MERCY TO HUMANITY” në projektet e mëparshme. Z. Sayed e falënderoi Kryetarin e KMSH-së për bashkëpunimin dhe gadishmërinë e treguar në rritjen e marrëdhënieve dypalëshë në shërbim të besimtarëve Shqipëtarë. Gjatë takimit palët shprehën vullnetin e tyre që ky bashkëpunim të zhvillohet edhe në faza të tjera në të ardhmen.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1