--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
7 qershor 2014Aktivitete

Inaugurohet xhamia e re në fshatin Polis

#KMSH#lajme
Inaugurohet xhamia e re në fshatin Polis
Të premten u inaugurua xhamia e re e fshatit Polis në rrethin e Librazhdit me një ceremoni festive ku merrnin pjesë përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtues të rrethit, të pushtetit lokal, të ftuar, si dhe besimtarë të fshatit e të zonave përreth. Ceremoninë e hapi z. Xhevahir Bahiti, administrator i Myftinisë Librazhd, i cili falënderoi  pjesëmarrësit dhe uroi banorët për ndërtimin e kësaj shtëpie të re besimi e diturie. “Kjo është një ditë e veçantë, e cila do të skalitet në historinë e këtij fshati e do të kujtohet brez pas brezi. Me këtë vepër do të krenoheni ju e do të do të jeni të respektuar edhe prej pasardhësve tuaj", tha z. Bahiti. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, pasi falënderoi donatorët, investitorin Gëzim Shahu, dhuruesit e truallit dhe firmën ndërtuese, vlerësoi se kjo xhami do të shërbejë pozitivisht për rrënjosjen e besimit  dhe për kultivimin e vlerave morale e shpirtërore. “Në këtë shtëpi të Zotit do t’ju rrënjoset thellë ndjenja e besimit dhe dashuria për Zotin dhe për krijesat. Kurse fëmijët tuaj do të fitojnë dijet dhe edukatën islame për të qenë më të mirë për veten, për familjen e shoqërinë”, tha z. Spahiu. Ndërtimin e kësaj vepre e përshëndetën edhe Myftiu i Librazhdit, Ivan Asllanaj, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, Nënprefekti Mehmet Biçaku, kryetari i PS së rrethit, Kastriot Gurra, ish kryetari i Komunës, Hasan Terziu, kryetari aktual, Veli Terziu, etj. Të gjithë vlerësuan cilësinë dhe bukurinë e kësaj xhamie, por mbi të gjitha vunë në dukje rolin pozitiv që ajo do të ketë në jetën e banorëve të zonës. Hytben e xhumasë në faltoren e re e mbajti nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu. Të entuziazmuar për këtë dhuratë të çmuar, banorët e fshatit falënderuan përzemërsisht Komunitetin Mysliman, Myftininë Librazhd, donatorët dhe të gjithë ata që ndihmuan për ngritjen e këtij institucioni me rëndësi sociale. 6 Qershor 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6