--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
26 dhjetor 2025Lajme

Frytet e Besimit në Xhaminë “Kodër Hani” në Pukë

#KMSH#lajme
Frytet e Besimit në Xhaminë “Kodër Hani” në Pukë

Mbrëmjen e djeshme, pas namazit të akshamit, në Xhaminë “Kodër Hani” në Pukë u zhvillua mbrëmja fetare e radhës në kuadër të ciklit “Frytet e Besimit”, e cila mblodhi besimtarë të shumtë në një atmosferë reflektimi dhe afrimi shpirtëror.

Programi u hap nga Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, i cili u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe përcolli urimet për Natën e Regaibit, duke theksuar vlerën e saj si një mundësi për lutje, pendesë dhe afrimitet me Zotin.

Në vijim, Erjol Haxhiu, Drejtor i Thirrjes dhe Mesazhit Islam në KMSH, foli mbi rëndësinë e vlerësimit të kohës dhe përgatitjes shpirtërore për muajin e bekuar të Ramazanit. Ai theksoi nevojën për t’u treguar të kujdesshëm ndaj gjynaheve, si dhe për respektimin e të drejtave të njëri-tjetrit në jetën e përditshme.

Më pas, Kliton Malaj, imam i Xhamisë “Mahmud Vrapi”, ndau mesazhe mbi rëndësinë e të qenit shembull i mirë në familje dhe në shoqëri, duke nënvizuar domosdoshmërinë e sjelljes së mirë ndaj të afërmve dhe komshinjve, si dhe ftesën drejt Islamit me butësi dhe urtësi.

Ndërsa Shpëtim Seranaj, Drejtor i Marrëdhënieve me Besimtarët në KMSH, foli mbi vëllazërinë mes besimtarëve, respektimin e dijetarëve dhe imamëve, respektin ndaj të moshuarve, si dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe të rinjve si themel i një shoqërie të shëndoshë.

Mbrëmja u mbyll në një atmosferë vëllazërore me qerasje për besimtarët me ujë zemzemi, si dhe me ndarjen e dhuratave për nxënësit e dalluar të mejtepeve të Pukës, duke sjellë gëzim dhe motivim për brezin e ri në rrugën e dijes dhe besimit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 15