--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
5 gusht 2013Njoftime

Filluan regjistrimet për Haxhin 2013

#KMSH#lajme
Filluan regjistrimet për Haxhin 2013

  Kanë filluar regjistrimet për Haxhin 2013, të cilat do të zgjasin  deri më 2 Shtator 2013. Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Zyra e Haxhit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që duan të kryejnë ritualin e haxhit të nxitojnë për regjistrim sepse koha është e kufizuar,  pasi afati i fundit është 2 shtator, dita kur dhe do të mbyllen të gjitha regjistrimet. Paketa e haxhit për këtë vit është 2700 euro dhe përfshin: - Transportin ajror vajtje-ardhje - Transportin me autobuz në Mekë dhe Medine - Akomodimin në hotele (hoteli Meke 500m larg Xhemerateve) - Ushqimi, mëngjesi dhe darka (me përjashtim: Mina & Arafat) - Kurbani, ihrami, ujë zemzem, numra telefoni, etj. - Shoqërimi nga teologë dhe mjekë përgjatë guidës Zyra e haxhit bën të ditur se regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: - Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj. - Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj. - Fotografi pasaporte 4 copë.Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç. - Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet. Haxhi është vizita që kryhet në Qabe dhe në vendet e bekuara përreth saj, me qëllim përmbushjen e një adhurimi fetar në një interval të caktuar kohor. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ku çdo besimtar e ka obligim të shkojë të paktën njëherë në jetë nëse ka mundësi. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon ekskluzivisht Haxhin,  për të tretin vit radhazi.   Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në: e-mail: [email protected] Cel: 067 30 48 877 Cel: 069 81 55 523 web: www.kmsh.al    

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2