--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
16 prill 2021Lajme

Drejtoria e Arsimit në KMSH organizoi olimpiadën e talenteve për të gjithë medresetë e Shqipërisë

#KMSH#lajme
Drejtoria e Arsimit në KMSH organizoi olimpiadën e talenteve për të gjithë medresetë e Shqipërisë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Drejtoria e Arsimit, organizoi olimpiadën e talenteve në medrese, e cila përfshiu të gjitha medresetë e Shqipërisë.

Olimpiada u organizua në distancë dhe e shtrirë në kohë, nisur nga situata e pandemisë.

Ajo filloi në muajin shkurt dhe u finalizua me ceremoninë e ndarjes së çmimeve më datë 15 prill 2021, ku ishin të pranishëm

Kryetari i KMSH H. Bujar Spahiu,

Nën/kryetari Taulant Bica,

Drejtori i Arsimit Agron Hoxha (organizatori),

Drejtori Çështjeve Socila Edvin Kuçi, drejtuesit e jurive respektive, përfaqësuesit e medreseve dhe nxënësit fitues.

Drejtori i Arsimit pranë KMSH-s, z. Agron Hoxha vlerësoi performancën e treguar nga nxënësit e medreseve dhe theksoi vështirësinë që kanë hasur juritë në përzgjedhjen e fituesve sepse të gjitha materialet e ardhura ishin shumë cilësore.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i KMSH H. Bujar Spahiu vlerësoi këtë nismë stimuluese të ndërmarrë nga Drejtoria e Arsimit, si një rast për të vlerësuar dhe inkurajuar nxënësit e medreseve.

Ai falenderoi të gjithë nxënësit për pjesmarrjen dhe seriozitetin që i kushtuan kësaj olimpiade.

Gjithashtu, Kryetari Spahiu uroi fituesit dhe u ju uroi atyre suksese të mëtejshme.

Ceremoninë e përshëndetën edhe kryetarët e jurive, Prof.As.Dr. Rahim Ombashi, Dr. Jamal Safarty dhe aktori i Teatrit Kombëtar, z. Sokol Angjeli.

110 nxënës të medreseve të Shqipërisë shpalosën talentet e tyre sipas tri kategorive të konkurimit të olimpiadës.

Olimpiada, e cila synon nxitjen e zhvillimit dhe promovimit të aftësive dhe talenteve individuale të nxënësve të medreseve u organizua ne kategoritë e leximit të Kuranit, esesë dhe interpretimit.

Përzgjedhja e fituesve u bë nga një juri e pavarur ekspertësh të secilës fushë të konkurimit.

Në fund u ndanë nga tre çmime, ku fituesit e çmimeve të parë morën nga një Laptop, çmimet e dyta nga një tablet dhe çmimet e treta nga një smartfon.

Fituesit e olimpiadës sipas kategorive janë:

Në interpretim

1- Dea Spiro, Medreseja H. Mahmud Dashi

2- Erin Berberi, Medreseja Liria

3- Eljesa Kraja, Medreseja H. Sheh Shamia

Në ese

1- Erva Sala, Medreseja H. Sheh Shamia

2- Hyrjeta Topulli, Medreseja Mustafa Varoshi

3- Eneda Budani, Medreseja Liria

Në Kuran

1- Muhamed Behri, Medreseja H. Sheh Shamia

2- Erina Doçi, Medreseja Liria

3- Amira Shehi, Medreseja H. Mahmud Dashi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron suksese dhe arritje të mëtejshme çdo nxënësi të medreseve të Shqipërisë!

[gallery size="full" columns="2" ess_grid_custom_setting="off" ids="15404,15405,15406,15407,15408,15409,15410,15411,15412,15413,15414,15415,15416,15417"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 15