--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
13 janar 2022Lajme
Drejtori i ri i Qatar Charity Albania viziton KMSh-në
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një vizitë kortezie Drejtorin e ri të Qatar Charity Albania, z. Mahmud Abas Shakir, me rastin e emërimit të këtij të fundit në krye të shoqatës në fjalë. Kryetari Spahiu, i uroi mirëseardhjen dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive z. Abas Shakir, në emërimin e tij si drejtor i kësaj shoqate. Më tej, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehën vullnet të plotë në konkretizimin e marrëveshjeve të mëtejshme në fusha me interes të përbashkët. Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi të lirë.
Galeria e Fotove

1 / 5