--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
18 nëntor 2024Aktivitete

Drejtori i Përgjithshëm i "Sheikh Abdullah Al Nouri Charity Society" viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Drejtori i Përgjithshëm i "Sheikh Abdullah Al Nouri Charity Society" viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, z. Waleed al-Saif, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqatës "Sheikh Abdullah Al Nouri Charity Society" dhe z. Ibrahim el-Feki, drejtor i zyrës së “Kuwait Society for Relief” në Shqipëri.

Pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve, kryetari Spahiu, e njohu z. al-Saif me historikun e KMSH-së, misionin, vizionin dhe rolin që ky institucion ka në shoqërinë shqiptare.

Ndërsa z. al-Saif, në fjalën e tij prezantoi organizatën që drejton, e cila ka mision përkujdesjen për shtresat në nevojë nëpërmjet ndihmave humanitare dhe mbështetjen e fëmijëve jetimë.

Gjatë këtij takmi, mes palëve u ra dakord për lidhjen e urave të bashkëpunimit institucional në fusha me interes të përbashkët.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6