--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
27 mars 2024Aktivitete

Dr. Hamed el-Wahibi, viziton Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

#KMSH#lajme
Dr. Hamed el-Wahibi, viziton Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në zyrën e tij, Dr. Hamed el-Wahibi, Imam në Rijad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe lektor universiteti. Me ftesë të kryetarit Spahiu, Dr. Hamed el-Wahibi, ndodhet në Shqipëri për t'u prirë besimtarëve në myftini dhe xhami të ndryshme të vendit në namazin e teravive për më shumë se gjysmën e muajit të bekuar të Ramazanit. Në fjalën e tij, ai shpehu mirënjohje për ftesën dhe kënaqësi për atmosferën në xhamitë tona. Ndërsa kryetari Spahiu, e falenderoi atë për vizitën dhe i prezantoi shkurtimisht institucionin dhe rolin e tij në shoqërinë shqiptare. Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu edhe Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, i cili njëkohësisht është përgjegjës për organizimin dhe ndjekjen e programit disa ditor të imamit në vendin tonë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4