--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
7 prill 2022Aktivitete

Delegacioni i KMSH-së viziton kompleksin e mirënjohur "Mbreti Fehd" për Botimin e Kuranit

#KMSH#lajme
Delegacioni i KMSH-së viziton kompleksin e mirënjohur "Mbreti Fehd" për Botimin e Kuranit

Gjatë qëndrimit në Medine, Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, së bashku me delegacionin e tij zhvilloi një vizitë pune pranë Kompleksit të mirënjohur "Mbreti Fehd" për Botimin e Kuranit, ku u prit nga përfaqësues të lartë të kompleksit, me në krye z. Khalid Suleiman el-Nefisi, Sekretar i Përgjithshëm i qendrës në fjalë. Gjatë takimit kryetari Spahiu i njohu mikpritësit me institucionin e KMSH dhe sfida që ai përballon çdo ditë në përcjelljen e mesazhit të islamit në shoqërinë shqiptare. Po ashtu kryetari Spahiu i njohu ata me sfidat që ka kaluar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në rrugëtimin 100 vjeçar të tij që prej pavarësimit. Nga ana e tij, z. el-Nefisi e njohu kryetarin Spahiu me Kompleksin "Mbreti Fehd" dhe traditën e shkëlqyer të kësaj shtëpie botuese të Kuranit Famëlartë, kontributin mbarëbotëror që ajo ka në botimin dhe përhapjen e kopjeve të librit të shenjtë në mbi 70 gjuhë e 80 versione si dhe zhvillimin e saj të vazhdueshëm për t'ju përgjigjur nevojave të kohës. Më tej, u zhvillua një mbledhje ndërmjet dy delegacioneve, ku në krye të delegacionit mikpritës kësaj here ishte z. Emir el-Karaui, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Shkencore pranë të njëjtit institucion. Gjatë mbledhjes u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunime në projekte të mundshme në të ardhmen për t'i shërbyer Kuranit Famëlartë në Shqipëri.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 15