--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
26 maj 2021Lajme

“Angazhimi i të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm”, projekti i mbështetur nga Ambasada e SHBA. Zhvillohet “Faza2" në qytetet juglindore

#KMSH#lajme
“Angazhimi i të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm”, projekti  i mbështetur nga Ambasada e SHBA. Zhvillohet “Faza2" në qytetet juglindore

Në kuadër të projektit “Angazhimi i të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm”, projekt i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe implemtuar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, u zhvilluan “Faza2” e Workshop-it në qytetet juglindore të vendit.

Ky ishte një sesion informues për fazën aktuale të projektit.

Projekti është i shtrirë në 6 bashki të ndryshme në Republikën e Shqipërisë.

-Fokusi i projektit është në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet një seri seminaresh, workshop-esh, konferencash dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe sportive.

Në të morën pjesë:

-Përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, z. Ian Crawford dhe znj. Irena Taga,

-Kryetari i Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli

-Kryetari i Bashkisë së Devollit, z. Eduart Duro

-Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,

-Myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari

-Myftiu i Devollit, z. Edmond Ceni.

Këto workshope u zhvilluan në Pogradec dhe në Bilisht.

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vlerësuan punën e projektit dhe bashkepunimit me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjithashtu ata theksuan rëndësinë e projekteve dhe iniciativave të ngjashme të cilat kontribuojnë në angazhimin e të rinjve dhe zgjidhjen e problemeve që në gjenezë.

Kryetarët e Bashkive theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstucional dhe shprehën falënderimet e tyre për projektin dhe punën që është bërë në këto zona.

Menaxhimi i këtij projekti nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bëhet nëpërmjet, z. Fezi Shaholli, Drejtori i Mardhënieve me Jashtë.

[gallery size="full" columns="1" ids="15661,15662,15663,15664,15665,15666,15667,15668,15669"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 10