--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
30 qershor 2026Lajme

Ambasadorja e Republikës së Indonezisë viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Ambasadorja e Republikës së Indonezisë viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit Ambasadoren e Republikës së Indonezisë në Sofje, e akredituar për Bullgarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Sh. T. Znj. Listiana Operananta.

Pasi i uroi mirëseardhjen në KMSH, Kryetari Spahiu e njohu Ambasadoren me strukturën organizative të institucionit, historikun, misionin dhe veprimtarinë e tij, duke vënë në pah kontributin e rëndësishëm që KMSH jep në promovimin e vlerave fetare, edukative dhe atyre kulturore.

Nga ana e saj, Ambasadorja Operananta falënderoi Kryetarin Spahiu për mikpritjen e ngrohtë dhe shprehu vlerësimin e saj për rolin konstruktiv që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë luan në ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe kultivimin e vlerave të mirëkuptimit e të respektit reciprok.

Me tej, te dy kreret diskutuan mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke u ndalur veçanërisht te zhvillimi i marrëdhënieve me institucionet homologe në Indonezi, si dhe me institucione arsimore e kulturore, me synimin për të nxitur shkëmbimin e përvojave, projekteve dhe iniciativave në dobi të të dy vendeve.

Në përfundim të takimit, të dy palët shkëmbyen dhuratat simbolike me këtë rast.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 9