--:--:--
Fajr--:--
Sunrise--:--
Dhuhr--:--
Asr--:--
Maghrib--:--
Isha--:--
6 prill 2023Aktivitete

Ambasadorja e re e Greqisë në Tiranë viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Ambasadorja e re e Greqisë në Tiranë viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim mirëseardhjeje Ambasadoren e re të Greqisë në vendin tonë, znj. Konstantina Kamitsi. Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu, pasi e uroi ambasadoren për suksese në punën e saj gjatë këtij mandati, e njohu atë me institucionin e KMSH-së strukturalisht, në qendër e në rrethe, si dhe me rolin e rëndësishëm që luan institucioni në koordinimin e jetës fetare të komunitetit tonë. Pasi e falenderoi Kryetarin për mikpritjen, Ambasadorja Kamitsi, vlerësoi rolin e KMSH-së në sferën sociale e fetare të vendit. Më tej ajo shprehu vullnetin e saj për të intensifikuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy institucioneve. Kryetari Spahiu, e njohu ambasadoren edhe me një sërë veprimtarish konkrete të institucionit në fushën e dialogut dhe harmonisë ndërfetare, arsimit, kulturës dhe përgjegjësisë sociale ndër vite. Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4