Elton Karaj
Drejtoria e Arsimit ndjek dhe zbaton vendimet e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për arsimin. Ajo harton programin mësimor unik të lëndëve fetare Islame për të gjitha shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe të larta në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Programi i lëndëve mësimore islame bëhet në përputhje të plotë me Shkollën Juridike Islame Hanefi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjitha nivelet e shkollave jopublike të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Drejtori i drejtorisë së arsimit duhet të ketë kryer arsim të lartë përkatës teologjik ose laik dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
Drejtoria e Arsimit bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për realizimin e procesit mësimor edukativ në shkollat në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Mban marrëdhënie me institucione arsimore islame në vende të huaja në interes të zhvillimit dhe perfeksionimit të arsimit islam në Shqipëri.