--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
20 qershor 2013Lajme

Zyra e Gruas në KMSH hap sezonin e kurseve verore

#KMSH#lajme
Zyra e Gruas në KMSH hap sezonin e kurseve verore
“Përgatite zemrën me dituri ashtu siç përgatitet ara për mbjellje. Zemra ngjallet me dituri ashtu siç ngjallet toka me ujë.”
Zyra e Gruas është në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ka filluar  organizimin e kurseve të ndryshme si: Anglisht, Arabisht, Turqisht, Kuran, Kompjuter. Përveç kurseve që  zhvillohen në ambientet e Medresesë së Tiranës organizohen edhe mësime rreth moralit dhe fesë islame. Duke e çmuar dijen si shpirtin e vetë jetës, duke e çmuar edukimin si si një përgjegjësi dhe privilegj të madh, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka dedikuar të gjithë angazhimin në formimin e një ambient ku gjithkush ndjehet i barabartë, i vlerësuar dhe gjen mundësinë të japë më të mirën e tij. Kjo veprimtari ka filluar më 04.05.2013. Mësimet zhvillohen 2 herë në javë; të Mërkurën dhe të Shtunën  nga ora 09:00 – 12:40. Ç’do gjë ofrohet pa asnjë detyrim material. “Mendja që nuk stërvitet me lexim ndryshket ashtu sic ndryshket hekuri kur nuk përdoret.” “Jeto duke qenë si dijetar, ose I shkolluar, ose dëgjues, ose I dashuruar në kërkimin e diturisë e mos u bëj urrejtës I diturisë dhe I dijetarëve e të shkatërrohesh.” Regjistrimet vazhdojnë akoma . Të interesuarit mund të paraqiten në Medrese për regjistrim.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4