--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
14 tetor 2013Lajme

Zyra e Gruas në KMSH, feston me fëmijët e “Zyber Hallullit”

#KMSH#lajme

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë më datë 12.10.2013 në vigjilje të festës së Kurban Bajramit organizoi programin fetaro-kulturor për fëmijët e jetimores Zyber Hallulli.

“Sot ka ardhur një kohë e vështirë. Nuk është e thjeshtë ti mbijetosh rrjedhës së kësaj bote kaq të egër dhe të ashpër, kthetrat e se cilës kërcënojnë më së shumti të pambrojturit, të varfërit dhe sidomos jetimët. Ata janë ndryshe. Ata kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër për mbrojtje, kujdes, ngrohtësi dhe mëshirë. Zemra e tyre ka nevojë për dashurinë e nënës, për mbështetjen e babait. Vuajtja e tyre kushton me shumë se çdo gjë tjetër, prandaj dhe lumturia e tyre duhet të jetë mbi çdo objektiv tonin”, u shpreh përfaqësuesja e zyrës së gruas znj. Fatma Karaj

Ajo më tej u shpreh se : “Profeti ynë Muhamedi (a.s) ka thënë: ‘Mbaje afër vetes jetimin, përkëdhelja kokën, ftoje atë në sofrën tënde dhe kështu, zemra do të të zbutet dhe nevojat do të të plotësohen’. Duke u nisur nga kjo dashuria për jetimin na bën që këta fëmijë të dashur t`i bëjmë pjesë të jetës sonë”

Fëmijët e jetimores “Zyber Hallulli”, janë emocionuar dhe gëzuar njëkohësisht teksa kanë ndjekur programin artistik të përgatitur posaçërisht për ta nga nxënësit e Medresesë së Tiranës.

Në fund të aktivitetit fëmijëve iu shpërndanë dhurata të ndryshme.

/Drita Islame/

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 10