--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
27 tetor 2026Lajme

وتعقد الندوة حول موضوع "تقييم واحترام المؤسسات الإسلامية في بوكا وشخصياتها"

#KMSH#lajme
وتعقد الندوة حول موضوع "تقييم واحترام المؤسسات الإسلامية في بوكا وشخصياتها"

Myftinia Pukë, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, organizoi simpoziumin me temë “Vlerësim dhe nderim për institucionet islame dhe figurat e saj”.

Në këtë aktivitet morën pjesë Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, të institucioneve publike, intelektualë dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe institucionet vendore për bashkëpunimin e çmuar në organizimin e këtij simpoziumi domethënës. Më tej, u ndal te roli dhe kontributi i hoxhallarëve të shquar ndër vite, të cilët me përkushtimin dhe veprimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e komunitetit pukjan.

Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Myftinisë Pukë në aspektin fetar, social dhe kulturor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në forcimin e bashkëjetesës, harmonisë fetare dhe vlerave të larta njerëzore. Si dëshmi e këtij bashkëpunimi, ai veçoi edhe këtë simpozium, përmes të cilit u nderua vepra dhe përkushtimi i imamit Adem Ademi, i cili ka lënë gjurmë të vyera në historinë e këtij qyteti.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, vlerësoi rëndësinë e aktivitetit dhe mesazhin që ai përcjell, duke e cilësuar nderimin e figurave të shquara si një vlerë të domosdoshme për ruajtjen e historisë, traditave dhe trashëgimisë sonë të përbashkët. Ai theksoi gjithashtu rolin e Myftinisë në jetën publike të qytetit ndër vite.

Në përmbyllje të simpoziumit, Këshilli i Bashkisë Pukë i akordoi imamit Adem Ademi titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes. Vlerësimi iu dorëzua të birit të tij nga kryetari i Bashkisë Pukë, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, mbështetjes sociale dhe shërbimit si imam në qytetin e Pukës gjatë viteve 1993–1995.”

Më herët gjatë së njëjtës ditë, u zhvilluan edhe përurimet e rrugëve “Xhamia Kodër Hani” dhe rrugës së xhamisë së qytetit të Pukës, si dhe të memorialit kushtuar myftiut të parë të Pukës, Hoxhë Musa Et’hem Dizdari, në shenjë respekti për trashëgiminë fetare dhe historike të këtij qyteti.

 

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8