--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
30 shtator 2013Lajme

Xhamia e Selitës, dhurata për fëmijët jetimë

#KMSH#lajme
Xhamia e Selitës, dhurata për fëmijët jetimë

Në xhaminë e re e ndërtuar në Selitë të Tiranës, ditën e diel, 29 Shtator 2013, u organizua një program i shkurtër me fëmijët jetimë, ku u këndua Kuran dhe u shpërndanë dhurata për ta. Pas faljes së namazit të Ylesë fëmijët kanë kënduar Kur’an, ndërsa donatori Kuvajtjan pas shpërndarjes së dhuratave të ndryshme,  foli mbi besimin islam dhe mbi bukuritë e xhenetit (parajsës). Imami i Xhamisë së Selitës Erjol Haxhiu, ka falënderuar donatorin nga Kuvajti, duke u shprehur se programe të tilla ngrohin më shumë zemrën e këtyre fëmijëve. Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në kuadër të ardhjes së ndihmë të shtresave në nevojë, organizon programe të tilla në të gjitha xhamitë e vendit. /Drita Islame/

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 12