--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
15 qershor 2024Lajme

Urimi i Kryetarit të KMSH-së për Kurban Bajramin

#KMSH#lajme
Urimi i Kryetarit të KMSH-së për Kurban Bajramin

[embedyt] Të dashur motra dhe vëllezër Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin. Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu. Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes. Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm. Të dashur motra dhe vëllezër, Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë. Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet. Të dashur shqiptarë, Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Paçi gëzime në familjet tuaja, Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë, Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën Gëzuar!