--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
6 dhjetor 2016Lajme

“Të jetësojmë vlerat e besimit”, program në Medresenë e Tiranës

#KMSH#lajme
“Të jetësojmë vlerat e besimit”, program në Medresenë e Tiranës
Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, i pranishëm në programin “Të jetësojmë vlerat e besimit”, të organizuar nga Medreseja e Tiranës, u shpreh se profetët dhe së fundmi Profeti Muhamed a.s kanë qenë shëmbëlltyra t jetësimit dhe vlerave më të larta të besimit. “Profeti Muhamed a.s ishte një shembëlltyrë e të gjitha këtyre vlerave, besimit, dashurisë, vëllazërisë, përkrahjes, respektit e paqes. Ndër cilësitë dhe trashëgimitë më të mëdha që ne kemi marrë nga profetët është jetësimi. Njeriu duhet ta shohë si humbje jetesën vetëm për veten e tij. Heronjtë e historisë së njerëzimit janë njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga jeta e tyre për të jetësuar”, tha ndër të tjera z. Aga. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi falënderoi nxënësit për mesazhet e bukura dhe programin e përgatitur. “Këto vlera që na u kujtuan në këtë program duhet të jenë pjesë e pandashme e jetës sonë. Me anë të këtyre vlerave ne do të jemi më të dashur dhe më të paqtë me njëri-tjetrin. Të mundohemi gjithmonë që këto vlera t’i përvetësojmë sa më shumë dhe t’i jetësojmë tek të tjerët”, tha ndër të tjera z. Zaimi. Në programin e përgatitur nxënësit e Medresesë përçuan mesazhe dashurie, vëllazërimi dhe besimi. Me anë të poezive, ilahive, prozave, historive të ndryshme dhe pjesëve teatrale ata theksuan dhe nxorrën në pah bukuritë e besimit dhe qetësinë shpirtërore që ai të ofron. Në këtë program ishin të pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Gazmend Aga, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, drejtorë të drejtorive në KMSH, mësues, të ftuar të ndryshëm dhe nxënës të Medresesë. Në fund të programit të gjithë të pranishmit u bënë pjesë e lutjes e cila mbylli edhe programin me mesazhe të vyera të besimit. 5 dhjetor 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8