--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
3 korrik 2014Aktivitete

Ramazan 2014, KMSH më afër me besimtarët

#KMSH#lajme
Ramazan 2014, KMSH më afër me besimtarët
Komuniteti Mysliman Shqipërisë me rastin e muajit të Ramazanit ka organizuar një sërë programesh televizive dhe radiofonikë, për të qenë sa më pranë me besimtarët, duke krijuar kështu një atmosferë sa shpirtërore aq edhe informative. I tillë është edhe emisioni radiofonik "Besimi dhe Jeta", i cili transmetohet çdo ditë në orën 19:30 në radio Spektrum në frekuencën 96.4 Mhz. Ky emision ka filluar që ditën e parë të Ramazanit dhe do të vazhdojë për çdo ditë deri në fund të muajit, duke trajtuar tema të ndryshme fetare e sociale, duke qenë kështu më pranë me besimtarët, por jo vetëm. Pjesë e organizimeve të KMSH-së me rastin e Ramazanit është edhe Edicioni i IV i ciklit të emisioneve “Me Syrin e Zemrës”; zbukurimi i kryeqytetit me Citylight, të cilat përçojnë mesazhe mjaft të rëndësishme për këdo; spoti televiziv i urimit për Ramazan, si dhe transmetimi i ezanit për iftar dhe syfyr në RTV Ora News. Ndërkohë që edhe nëpër rrethe janë duke u organizuar programe të ndryshme televizive nga myftinitë respektive.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5