--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
27 shkurt 2017Njoftime

Konferenca shkencore: “25 vite Drita Islame” (PROGRAMI I PLOTË)

#KMSH#lajme
Konferenca shkencore: “25 vite Drita Islame” (PROGRAMI I PLOTË)

KONFERENCA SHKENCORE: “25 VITE DRITA ISLAME” Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, revistës “Drita Islame”, ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “25 VITE DRITA ISLAME”. I pranishëm në këtë konferencë do të jetë Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani, i cili do ti akordojë revistës "Drita Islame" titullin “Naim Frashëri”

Do të marrin pjesë edhe krerët e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët do të referojnë përgjatë disa paneleve shkencore. Gjatë konferencës do të promovohet edhe libri “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)”, do të transmetohet një dokumentar kushtuar “Dritës Islame”, si dhe do të vlerësohen me çertifikatë mirënjohje kontribuuesit e saj ndër vite. Jeni të mirëpritur Data: 28 shkurt 2017 Ora: 10:00 Vendi: Hotel Tirana International, Salla Balsha. Bashkëngjitur gjeni programin e plotë të konferencës!

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1