--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
17 janar 2014Aktivitete

"Profeti Muhamed dhe dinjiteti njerëzor" organizohet edhe në Koplik

#KMSH#lajme
"Profeti Muhamed dhe dinjiteti njerëzor" organizohet edhe në Koplik
Simpoziumi  "Profeti Muhamed dhe dinjiteti njerëzor" u organizua edhe në Koplik më 15 Janar 2014. Në fjalën e tij Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, theksoi se Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, ka qenë shembulli më i përkryer, në promovimin e tërësisë së vlerave humane, në ruajtjen e dinjitetit njerëzor, pasi Ai, erdhi me misionin për të përsosur moralin njerëzor. Ndërsa Myftiu i Malësisë së madhe Edmir Smalaj dhe teologu Arben Halluni nënvizuan rëndësinë që ka ndjekja e shembullit të Profetit Muhamed në çdo aspekt të jetës. Ndërkohë nënkryetari Aga zhvilloi edhe një vizitë në myftininë e këtij rrethi, ku u fol për aktivitetin e saj dhe problematiket e ndryshme.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1