--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
11 gusht 2019Lajme

Personalitete të vendit urojnë besimtarët për Kurban Bajram

#KMSH#lajme
Personalitete të vendit urojnë besimtarët për Kurban Bajram

Menjëherë pas përfundimit të programit të Kurban Bajramit në “Sheshin Skënderbej”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hapi dyert për të pritur vizita me rastin e kësaj feste. Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman ishin kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Veliaj, kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, nënprefekti i Tiranës, drejtues të institucioneve shtetërore, lokale, përfaqësues të subjekteve politike, ambasadorë, personalitete të jetës publike, të fushës së artit, medias, biznesit, etj. Pjesë e kësaj dite të begatë e festive u bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare, Kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, George Frendo, dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përfaqësues nga Vëllazëria Ungjillore Shqiptare si dhe përfaqësues të tarikateve, Kryetari i Tarikatit Rufai, Shejh Qemaludin Reka dhe Kryetari i Tarikatit Kadiri, Shejh Bujar Harasani. Në mesazhet e tyre drejtuar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet e tyre të sinqerta si dhe uruan besimtarët për më shumë mirësi në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj feste.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 25