--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
29 janar 2026Aktivitete

Përfundoi me sukses Edicioni i Dytë i Konkursit Kombëtar të Kuranit në Shqipëri

#KMSH#lajme
Përfundoi me sukses Edicioni i Dytë i Konkursit Kombëtar të Kuranit në Shqipëri

Ditën e djeshme, në ambientet e “Tirana International Hotel”, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e Edicionit të 2-të të Konkursit Kombëtar të Kuranit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, përmes Zyrës së Atasheut Fetar të Ambasadës Mbretërore Saudite në Sarajevë.

Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, z. Fajsal bin Ghazi Hifdhi, Atasheu Fetar i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Sarajevë, z. Abdul-Latif bin Nasir el-Husejn, ambasadorë të vendeve Arabe të akredituar në Tiranë, myftinj, imamë, të rinjtë pjesëmarrës në këtë konkurs dhe familjarë të shumtë të tyre.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, theksoi se ky konkurs përfaqëson një projekt të qëndrueshëm që synon edukimin shpirtëror të brezave të rinj, forcimin e identitetit islam dhe rrënjosjen e vlerave morale e etike në shoqëri.

Më pas, në fjalën e tij përshëndetëse, Sh.T.Z. Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, z. Fajsal bin Ghazi Hifdhi, vlerësoi përpjekjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shërbim të Kuranit dhe edukimit fetar, duke theksuar se Mbretëria e Arabisë Saudite do të vijojë të mbështesë nisma të tilla, të cilat kontribuojnë në përhapjen e vlerave kuranore, si dhe në forcimin e lidhjeve fetare dhe kulturore mes dy vendeve mike.

U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i Zyrës së Atasheut Fetar të Ambasadës Mbretërore Saudite në Sarajevë, nën drejtimin e z. Abdul-Latif bin Nasir el-Husejn, si ndërmjetës dhe koordinator kyç ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ministrisë së Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, me në krye Sh.T.Z. Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh.

Në këtë edicion morën pjesë 120 garues të grupmoshave të ndryshme nga Shqipëria, duke dëshmuar se Kurani mbetet i gjallë në zemrat e rinisë dhe një burim shprese për të ardhmen.

Urime të gjithë fituesve dhe falënderime për komisionin e jurisë, stafin organizator dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj veprimtarie të bukur.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 13