--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
22 shkurt 2017Njoftime

NJOFTIM/ KMSH organizon Konferencën Shkencore me temë: “25 VITE DRITA ISLAME”

#KMSH#lajme
NJOFTIM/ KMSH organizon Konferencën Shkencore me temë: “25 VITE DRITA ISLAME”

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, revistës “Drita Islame”, ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “25 VITE DRITA ISLAME”.

I pranishëm në këtë konferencë do të jetë Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani, krerët e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët do të referojnë përgjatë disa paneleve shkencore.

Gjatë konferencës do të promovohet edhe libri "Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)", do të transmetohet një dokumentar kushtuar "Dritës Islame", si dhe do të vlerësohen me çertifikatë mirënjohje kontribuuesit e saj ndër vite.

Jeni të mirëpritur

Data: 28 shkurt 2017

Vendi: Hotel Tirana International, Salla Balsha.

Ora: 10:00

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1