--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
31 tetor 2025Aktivitete

Një delegacion nga Qatar Charity viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Një delegacion nga Qatar Charity viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Republikën e Shqipërisë, Sh.T. Jabor bin Ali Al Dosari, Zëvendësdrejtorin Ekzekutiv (Zv/CEO) për Zhvillimin e Burimeve dhe Komunikimin në Qatar Charity, z. Ahmad Yousef Fakhroo, si dhe Drejtorin e Zyrës së Qatar Charity në Shqipëri, z. Mahmoud Abbas Shaker.

Në fillim të takimit, kryetari Spahiu u shprehu mirëseardhjen të pranishmëve dhe i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në vendin tonë, veçanërisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Nga ana e tij, z. Fakhroo falenderoi kryetarin Spahiu për pritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, i cili është konkretizuar në disa projekte të rëndësishme me ndikim fetar dhe social.

Ndërkaq, Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri, z. Al Dosari, vlerësoi frymën pozitive që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy palëve dhe nënvizoi rëndësinë e vijimit të projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe besimtarëve në mbarë vendin.

Më pas u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e xhamisë në Babrru, ndërmjet Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Spahiu dhe Drejtorit të Zyrës së Qatar Charity në Shqipëri, z. Mahmoud Abbas Shaker.

Bashkëbisedimi vijoi mbi projektet aktuale në proces dhe mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit me synim zhvillimin e projekteve të reja në shërbim të komunitetit.

Gjatë kësaj vizite, të dyja palët shoqëroheshin nga përfaqësues të tjerë të institucioneve përkatëse.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 10