--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
2 dhjetor 2013Lajme

Një delegacion italian viziton Xhaminë e Et'hem Beut

#KMSH#lajme
Një delegacion italian viziton Xhaminë e Et'hem Beut
Princi Karl i Burboneve i dy Siçilive, Duka i Kastros, Grand Master i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit, së bashku me Eminencën e tij Renato Raffaele Cardinal Martino, Grand Prior,  i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit, të shoqëruar nga një delegacion i gjerë, vizituan sot xhaminë e Et’hem Beut në kryeqytet. Aty ata u pritën nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, i cili i njohu ata me historikun e Xhamisë së Et’hem Beut, si dhe me rolin dhe rëndësinë e saj si simboli Islamit në Shqipëri. Nga ana e tyre kryesuesit e këtij delegacioni shprehën vlerësimet e tyre për arkitekturën mbresëlënëse të kësaj Xhamie si dhe vlerat  që ajo mbart si monument kulture. 2 Dhjetor 2013 /Drita Islame/

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5