--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
19 qershor 2014Lajme

Një delegacion gjerman viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Një delegacion gjerman viziton KMSH-në
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, priti  në një takim  një delegacion nga Gjermania, i përzgjedhur dhe financuar nga Agjensia Federale për Edukim Politik me qendër në Berlin, mbështetur nga Qeveria Federale dhe Bundestagu Gjerman. Duke u nisur nga interesi i palës gjermane për të mësuar më shumë rreth çështjeve të kulturës religjioze në Shqipëri, në takim u diskutua rreth principeve të Islamit, të bashkëjetesës, të djeshmes, diskriminimit dhe vuajtjeve të drejtuesve e besimtarëve myslimanë, si dhe perspektivave e sfidave të reja që besimi Islam has sot në Shqipëri. Grupi i vizitorëve prej 30 vetësh përbëhej nga ish-politikanë, biznesmenë, gazetarë etj. Në këtë vizitë ata shoqëroheshin nga vetë zv/Presidenti i Agjencisë, Dr. Bernd Hübinger. Pas takimit,  delegacioni gjerman ka zhvilluar edhe një vizitë në xhaminë e Et'hem Beut. 18 Qershor 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2