--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
19 prill 2013Njoftime
Më 20 prill, ceremonia e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës
#KMSH#lajme

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit
Njoftojmë mbarë besimtarët myslimanë dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në vendin e quajtur namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë. Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ndërkohë pas kësaj ceremonie në orën 11:00 Komuniteti Mysliman, organizon programin e përvitshëm “Profeti Muhamed a. s. – Krenaria e Njerëzimit”. Jeni përzemërsisht të ftuarKryetari i Komunitetit Mysliman
Haxhi Selim Muça
Galeria e Fotove

1 / 2