--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
30 janar 2016Lajme

Nënkryetari Spahiu flet për sinqeritetin dhe veprat e mira

#KMSH#lajme
Nënkryetari Spahiu flet për sinqeritetin dhe veprat e mira

Në vazhdën e programit të mbajtjes së vazëve (ligjëratave) dhe hytbeve nëpër xhami të ndryshme të vendit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka mbajtur këtë të premte hytben në Xhaminë e qytetit të Kukësit.

Në hytbe u fol për sinqeritetin dhe veprat e mira që duhet të bëjë një besimtar. Sinqeriteti është themeli i besimit dhe një rreze drite që e rrethon besimtarin e sinqertë. Sipas nënkryetarit Spahiu, një besimtar duhet të punojë për të qenë një model i mirë dhe ta përfaqësojë Islamin denjësisht.

"Veprat e mira me sinqeritet brenda janë çelësi i lumturisë në këtë jetë. Një besimtar i vërtetë e lexon Kur’anin me përkushtim dhe e përmend Zotin gjithmonë, bën vepra të mira, qëndron larg nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje, nuk hidhërohet me atë që i ndodh, por është i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës", tha ndër të tjera Spahiu.

Spahiu përmendi disa shembuj nga jeta e Profetit Muhamed a.s dhe nga sahabët për ta ilustruar sa më mirë temën e hytbes.

Gjatë kësaj vizite nënkryetari ishte i shoqëruar nga myftiu i Kukësit z. Islam Hoxha.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5