--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
31 mars 2014Lajme

Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, vizitë pune në Myftininë e Pukës

#KMSH#lajme
Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, vizitë pune në Myftininë e Pukës
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Gazmend Aga i shoqëruar nga Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë e rrethit të Pukës.  Në fjalën e tij Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, falënderoi funksionarët e KMSH për vizitën teksa u shpreh: “ardhja juaj këtu është tregues i vëmendjes që i kushton Komuniteti Mysliman rrethit tonë. Shpresojmë që me mbështetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë shërbimet fetare dhe jo vetëm të Myftinisë Pukë do të shtohen në të ardhmen.” Ndërsa Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga u shpreh se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vlerëson punën e shkëlqyer që Myftinia Pukë është duke zhvilluar në këtë rreth duke përfaqësuar denjësisht Komunitetin Mysliman. Përfaqësuesit e KMSH-së, të cilët ndodheshin në Pukë me rastin e organizimit të programit festiv kushtuar Profetit Muhamed (a.s.),  zhvilluan një vizitë te xhamia e vjetër e Kodër Hanit në lagjen Laçaj qytetit. 29 Mars 2014 /Drita Islame/

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2