--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
29 shtator 2015Lajme

Nënkryetari i KMSH-së merr pjesë në samitin kundër ekstremizmit në SHBA

#KMSH#lajme
Nënkryetari i KMSH-së merr pjesë në samitin kundër ekstremizmit në SHBA

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, mori pjesë në punimet e "Samitit Ndërkombëtar Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit" në Nju Jork, më 28-29 Shtator.

Në samitin e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, z. Zaimi, ka folur për kontributin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit.

Qëllimi i samitit ishte mbledhja e qeverive kombëtare dhe lokale, shoqërisë civile, sektorit privat dhe organeve shumëpalëshe në një tryezë të përbashkët, ku dhe u diskutua rreth metodave efektive të cilat mund të parandalojnë dhunën dhe ekstremizmin. Samiti u fokusua gjithashtu edhe në informimin e të rinjve në mbarë botën përmes rekomandimeve dhe trajnimeve të ndryshme.

Pjesëmarrësit treguan projektet e tyre të suksesshme në ndërtimin e rrugëve parandaluese të dhunës.

Në këtë rrugë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, prej një viti, arritën të implementonin me sukses projektin "Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive". Në këtë projekt u përfshin të rinjë e rrethinave të Tiranës, ku u informuan me të drejtat e tyre themelore dhe kërkimin e këtyre të drejtave përmes rrugës ligjore, pa përdorimin e dhunës dhe ekstremizmit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1