--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
24 qershor 2016Lajme

Myftinia Lezhë shtron iftar

#KMSH#lajme
Myftinia Lezhë shtron iftar

Edhe Myftinia Lezhë, në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit ka shtruar një iftar me besimtarë të shumtë të qytetit.

Në këtë darkë ifari morën pjesë: Kryevaizi i KMSH-së z. Lauren Luli, Kryetari i Bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj, Prefekti i Qarkut z. Eduard Ndreca, përfaqesues të kishës katolike dhe besimtarë të shumëtë.

Në fjalën e tij, Kryevaizi Luli, u shpreh se tryeza e iftari është ajo që i mbledh të gjithë pa asnjë dallim, për të gëzuar sëbashku.

“Tryeza e iftarit është momenti më i gëzueshëm për të gjithë besimtarët. Kjo tryezë mbledh njerëz të niveleve shoqërore dhe besimeve të ndryshme dhe i bën pjesë të gëzimit të përbashkët, jo vetëm besimtarët, por për të gjithë njerëzit.”, tha z. Luli.

Ndërsa Myftiu i Lezhës z. Agim Tereziu, falënderoi pjesëmarrësit që iu përgjigjen ftesës në sofrën e begatë të Ramazanit.

22 qershor 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5