--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
28 mars 2024Aktivitete

Myftinia Gramsh shtron një darkë iftari për besimtarët

#KMSH#lajme
Myftinia Gramsh shtron një darkë iftari për besimtarët

Myftinia e Gramshit shtroi një darkë iftari për besimtarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të këtij qyteti, ku i pranishëm ishte edhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli. Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Gramshit, z. Anis Qafa, ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe ndau me ta shkurtimisht rëndësinë e kontributit të përbashkët në komunitet. Ndërsa nënkryetari Luli, theksoi tryezat e përbashkëta të iftarit me besimtarët si një praktikë e mirë për të jetuar e për të ndarë më shumë me të tjerët vlerat e larta që na mëson ky muaj i begatë. Më tej, besimtarët e pranishëm vijuan me darkën e iftarit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5