--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
7 korrik 2014Lajme

Myftinia Gjirokastër shpërndan ndihma për “40 familjet” në Lazarat

#KMSH#lajme
Myftinia Gjirokastër shpërndan ndihma për “40 familjet” në Lazarat
Myftinia e Gjirokastrës organizoi më 27 qershor 2014 një fushatë ndihmash për familjet në nevojë të Lazaratit. Pavarësisht lajmeve negative që kanë shoqëruar këtë fshat kohët e fundit, në media u publikua lajmi se 40 familje besimtare, nuk u bënë  kurrë pjesë në kultivimin e lëndëve narkotike. Nisur nga ky fakt, Myftinia e kësaj zone, organizoi nje fushatë ndihmash ushqimore, të cilat iu shpërndanë këtyre familjeve në kuadër të projekteve të saj për muajin e Ramazanit. Myftiu i Gjirokastrës z. Ledian Cikalleshi, përgëzoi besimtarët e këtij fshati për durimin e treguar, të cilët, me gjithë vështirësitë ekonomike, për asnjë moment nuk ranë pre e veprimeve të ndaluara në respekt të parimeve të fesë së tyre, Islamit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3