--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
22 mars 2025Lajme

Myftinia e Sarandës organizon simpozium në kuadër të Ramazanit

#KMSH#lajme
Myftinia e Sarandës organizon simpozium në kuadër të Ramazanit

“Së bashku në mirësi”, ishte kjo tema e simpoziumit të zhvilluar nga Myftinia Sarandë në kuadër të këtij muaji të begatë në të cilin ndodhemi.

Në fjalën e tij hapëse, Myftiu i Sarandës, z. Bledar Mulla, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u ndal në vlerat dhe urtësitë e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit, duke theksuar domosdoshmërinë e adhurimeve të shtuara.

Më tej, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili përshëndeti besimtarët dhe theksoi vlerat e veçanta të muajit të bekuar të Ramazanit, duke i inkurajuar ata të forcojnë lidhjen me Allahun (xh.sh), të rrisin shpirtin e solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjelltë me njëri-tjetrin.

Të pranishëm në këtë simpozium ishin gjithashtu Myftinjtë e Jugut të vendit, si: Myftiu i Delvinës, z. Bledar Ali, Myftiu i Vlorës, z. Ardit Hoxhllaku, Myftiu i Fierit, z. Mikel Hazizolli dhe Myftiu i Gjirokastrës, z. Aorel Senja, të cilët mbajtën gjithashtu nga një ligjëratë të shkurtër mbi tematika të ndryshme.

Pas ligjëratave, të pranishmit e shumtë u bënë pjesë e iftarit të shtruar me këtë rast.

Allahu (xh.sh) ju shpërbleftë për organizimin dhe pjesëmarrjen!

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 16