--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
27 tetor 2021Aktivitete

Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite viziton KMSH-në

Ministri i Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu. Gjatë kësaj vizite ministri i Mbretërisë së Arabisë Saude zhvilloi edhe takime me Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta dhe me Kryetaren e Parlamentit, znj. Lindita Nikolla. Në përmbyllje të vizitës, u zhvillua edhe takimi zyrtar në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me Kryetarin e KMSH-së, H. Bujar Spahiu, ku u firmos edhe një memorandum bashkëpunimi me natyrë fetare midis ministrisë së fesë së mbretërisë Saudite dhe Komunitetit Mysliman. Me qëllimin për të çrrënjosur dhe luftuar elementët e ekstremizmit të çdo natyre qofshin ato. Arabia Saudite ka hyrë në një kurs të ri hapje dhe pastrimi të këtyre elementeve dhe qasjen e drejtë për të përçuar mesazhin e pastër islam si brenda ashtu edhe jashtë vendit të saj. Ai shprehu vlerësime maksimale për Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe tha ndër të tjera se lidershipi i tij është për t’u marrë shembull nga të gjitha vendet e rajonit. Disa nga pikat e memorandumit ishin: - Zhvillimi i tre cikleve trajnuese shkencore (2022, 2023, 2024) për trajnimin e personelit fetar të KMSH në fushën e njohjes dhe praktikimit të saktë të fesë islame, larg ekstremizmit dhe radikalizmit. - Ministria e Çështjeve Islame zotohet ta pajisë KMSH-në periodikisht me botimet më të fundit të Shtëpisë Botuese të Kuranit Famëlartë “Mbreti Fehd”, botime të Kuranit Famëlartë dhe përkthimeve të tij. - Ministria e Çështjeve Islame zotohet t’i dërgojë KMSH-së periodikisht botimet e saj si libra, revista, kërkime shkencore etj. - Shkëmbimi i ftesave për pjesëmarrje në simpoziume e konferenca fetare islame, konkurse të mësimit përmendësh të Kuranit Famëlartë. Vizita e njërit prej imamëve të Qabes në Shqipëri ishte ndër pikat e këtij memorandumi nënshkruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Dr. Sheikh Abdullatif Bin Abdul Aziz Bin Abdul Rahman Al-Asheik. Në përfundim të takimit të sotëm në selinë e Komunitetit Mysliman, Ministri i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite shkëmbeu disa dhurata simbolike me Kryetarin Spahiu dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit, si me Kancelarin, z. Ylli Cikalleshi, Myftiun e Tiranës, z. Lauren Luli dhe Këshilltarin e Kryetarit për Botën Arabe, z. Jamal el Seferty. Vizita e ambienteve të Medresesë së Tiranës ishte një tjetër ndalesë e delegacionit nga Arabia Saudite, vizitë në të cilën u pritën nga Drejtori i Medresesë, z. Ndricim Gjini dhe stafi përkatës. Kjo vizitë ishte e para në llojin e saj në këtë nivel përfaqësimi nga Mbretëria e Arabisë Saudite në Shqipëri.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 12