--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
19 nëntor 2014Lajme

Medreseja e Korçës, seminar trajnimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme

#KMSH#lajme
Medreseja e Korçës, seminar trajnimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme
Medreseja e Korçës, organizoi paraditen e 18 nëntorit, një seminar trajnimi me drejtorët e shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme me temë: “Menaxhimi i institucioneve dhe kriza në sistemin parauniversitar’’. Seminari trajtoi temat: “Kodi i etikës së mësuesit në sistemin parauniversitar, zgjidhja e konflikteve dhe krijimi i një klime miqësore në shkollë’’, “Të drejtat dhe detyrimet e stafit dhe nxënësve në institucionet arsimore’’ dhe “Teknologjia dhe rrjetet sociale. Problematika me të rinjtë’’. Kjo veprimtari u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë dhe Universitetin Bedër. Seminari u përshëndet nga Drejtori i Medresesë së Korçës, z. Sami Ikiz dhe drejtori i DAR-it Korçë, z. Kristaq Grabocka. Në fund për pjesëmarrësit u shpërndanë certifikatat e trajnimit. 18 Nëntor 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2