--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
20 dhjetor 2013Lajme

Medreseja e Kavajës organizon "Festën e Kuranit"

#KMSH#lajme
Medreseja e Kavajës, organizoi të enjten, 19 Dhjetor 2013, programin e quajtur "Festa e Kuranit", një programi ky i përvitshëm që organizohet  në të gjitha Medresetë e vendit. Aktiviteti festiv është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kulturës në Kavajë, me rastin e mësimit të Kuranit nga ana e nxënësve të klasave të 10-ta.  I ftuar në këtë aktivitet ishte Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,  dhe Drejtori i Arsimit në KMSH, Altin Shima. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe nënkryetarët e Bashkisë së Kavajës, Myftiu i Kavajës, Besnik Leçini, pedagogë të Departamentit të Shkencave Islame të Universitetit “Bedër” si dhe mësues e prindër të nxënësve. Programi u hap me fjalën e Allahut atë për të cilin ishin mbledhur, Kuranin e Madhërishëm, vazhdoi me fjalën përshëndetëse nga nënkryetari Klodian Shehi dhe të ftuarit e tjerë. Më pas kori i medresesë interpretoi ilahi e poezi të ndryshme. Në fund u ndanë edhe certifikatat nxënësve të rinj për mësimin e leximit të Kuranit Famëlartë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3