--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
19 qershor 2014Aktivitete

Mbyllet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”

#KMSH#lajme
Mbyllet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”
Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” ka bërë ndalesën e fundit për këtë sezon në xhaminë Mbret në Elbasan, pas një rrugëtimi të gjatë në xhami të ndryshme të vendit. Në këtë takim me besimtarët e Elbasanit u fol rreth mirësive, vlerave dhe fryteve të besimit, si dhe për muajin e madhëruar të Ramazanit, i cili fillon më 28 Qershor 2014. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi teksa foli rreth mirësive të besimit u shpreh se njeriu i besimit është përfaqësuesi i cilësive më të përsosua njerëzore. “Besimi e kthen njeriun në një krijesë besnike dhe të sigurt për të gjithë gjallesat e tjera rreth e rrotull. Ai e kthen atë botën e tij të ngushtë në një botë aq të gjerë saqë mbështjell gjithë universin, sepse besimtari e shikon gjithësinë sikur brenda një djepi të përbashkët vëllazërie.”, nënvizoi z. Zaimi. Ndërsa zv/myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, e vuri theksin te begatitë e muajit të madhërueshëm për myslimanët, Ramazanin, ku u bëri thirrje besimtarëve që të përkushtohen sa më shumë në adhurimin e tyre. “Agjëroni, lutuni, kryeni adhurimet, lexoni sa më shumë Kuran në këtë muaj plot mëshirë, kohë në të cilën njeriu duhet t’i përkushtohet me tërë qenien e tij Allahut”, tha z. Teqja. Ndërkohë myftiu i Elbasanit Agim Duka, i cilësoi biseda e takime të tilla si mjaft të rëndësishme për besimtarët. Cikli i mbrëmjeve “Frytet e Besimit” do të rikthehet për besimtarët në sezonin e tij të dytë pas muajit të Ramazanit. 18 Qershor 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8