--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
14 tetor 2014Lajme
Mblidhet konferenca e liderëve myslimanë të Ballkanit në Vjenë
#KMSH#lajme

Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Islami në Ballkan", organizuar nga Bashkësia Islame e Austrisë nën kujdesin e Presidentit të Austrisë, Dr. Heinz Fischer.
Konferenca u organizua më 10 tetor 2014 në Vjenë me pjesëmarrjen e liderëve myslimanë të bashkësive islame të Ballkanit.
Në fjalën e tij z. Bruçaj bëri një pasqyrim të gjendjes së Islamit në Shqipëri, perspektivave dhe sfidave që institucioni i Komunitetit Mysliman po përballet në kohët moderne, sa i përket përçimit në mënyrë sa më dinjitoze të mesazhit Islam.
Në këtë konferencë morën pjesë po ashtu rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, z. Fejzi Shaholli.
Galeria e Fotove

1 / 6