--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
19 nëntor 2016Lajme

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i KMSH-së

#KMSH#lajme
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i KMSH-së
Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh sot paradite në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme për 6 mujorin e dytë të vitit 2016. Takimi u çel me këndimin e ajeteve kur’anore nga myftiu i Vlorës z. Bilal Bodlli. Më pas, mbledhja e drejtuar nga kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha, ka vazhduar sipas rregullores statuore, me listëprezencën dhe prezantimin e raporteve. Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha ka lexuar raportin e përgjithshëm të secilës myftini. Raporti i Kryesisë së KMSH i mbajtur nga kancelari i KMSH-së z. Ylli Cikalleshi, ka evidentuar dhe nxjerrë në pah aktivitetin e përgjithshëm të drejtorive të KMSH-së, funksionimin e instancave të institucionit në nivel qendror dhe vendor, sfidat, problemet dhe pengesat që janë hasur gjatë gjashtë mujorit të fundit. Një vend të veçantë në prezantimin e raportit zuri edhe pjesëmarrja e Komunitetit Mysliman në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare, puna e drejtorive të KMSH-së, si dhe organizimi i suksesshëm i Haxhit 2016. Këshilli i Përgjithshëm u informua me vendimet që Kryesia e Komunitetit Mysliman ka marrë gjatë kësaj periudhe si dhe emërimet dhe lëvizjet e kryera gjatë këtij viti, të cilat më pas janë miratuar nga KP, së bashku me raportin e Kryesisë së KMSH-së. Në raport u nënvizuan gjithashtu edhe disa prioritete të së ardhmes, për të bërë të mundur që institucioni i KMSH-së të jetë në nivelet më të larta të përfaqësimit dhe përgjegjësive që mbart. Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe Myftinjtë, paraqiten problematikat që hasin dhe propozimet për projekte të reja. Në fund mbledhja u mbyll me fjalët e nënkryetarëve të KMSH-së z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga, duke përmendur pikat kryesore ku duhen të fokusohen myftinjtë në dobi të asaj çfarë përfaqëson secili prej tyre. 19 nëntor 2016

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 9